Kelani tregon se a kishin të drejtë policët t’i kundërpërgjigjeshin policëve serbë

Aktuale

Kelani tregon se a kishin të drejtë policët t’i kundërpërgjigjeshin policëve serbë

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 17:41
Policia e Kosovës

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, u pyet se pse zyrtarët policorë nuk kanë reaguar ndaj policëve serbë që i kanë kidnapuar ata brenda territorit të shtetit të tyre.

Kelani tha se ky ishte një rast ndryshe meqë ka pasë organizim për kidnapimin e tyre.

“Çdo zyrtar policor i di detyrat e veta se si duhet të veprojë dhe si janë të përcaktuara edhe me ligj, por edhe si janë të përcaktuara me procedurë. Mirëpo, nganjëherë situata dhe forma e rastit të dirigjon ndryshe dhe në këtë rast, duke e parë që ka qenë një veprim i organizuar për një kidnapim klasik, ka ndodhur ky rast ashtu siç ka ndodhur. Në raste tjera normal që zyrtarët policorë kanë të drejtën të përdorin çdo mjet të mundshëm, mirëpo ka qenë një kidnapim klasik i organizuar”-tha ai.

Kelani tregoi po ashtu se prezenca e policisë në atë pjesë do të shtohet në rast të nevojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat