KFOR: Jemi të gatshëm të përballemi me çfarëdo skenari

Aktuale

KFOR: Jemi të gatshëm të përballemi me çfarëdo skenari

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 17:46
KFOR

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka takuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në Beograd, për të diskutuar lidhur me situatën e sigurisë në rajon.

Ristuccia ka shprehur shqetësimin për zhvillimet në komunat veriore të Kosovës dhe ngjarjet e 29 majit ku mbetën të plagosur dhjetëra ushtarë të KFOR-it nga protestuesit e dhunshëm serbë.

Pas Vuçiqit, ai ka takuar edhe shefin e Forcave të Armatosura serbe, me të cilin “u pajtuan se të gjitha palët duhet të depërshkallëzojnë tensionet”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

“KFOR-i është i gatshëm të përballet me çfarëdo skenari dhe vazhdon ta monitorojë situatën në terren”, thuhet tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat