Zemaj për arrestimin e tre policëve: Politika e dështuar e Kurtit po paguhet me poshtërime

Aktuale

Zemaj për arrestimin e tre policëve: Politika e dështuar e Kurtit po paguhet me poshtërime

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 17:47
Armend Zemaj

Armend Zemaj deputet I LDK ka reaguar pas arrestimit të tre policive të Kosovës nga xhandarmëria serbe.

Sipas tij kjo është pasojë e Qeverisë së Kosovës me politika të dështuar ku ky dëm sipas tij po paguhet me poshtërime.

Reagimi i plotë:

Marrëzi është kidnapimi i policëve të Kosovës brenda territorit të Kosovës.

Policët, djem të Kosovës duhet të lirohen menjëherë, politika e dështuar po paguhet me poshtërime të shtetit.

Nga paaftësia e kësaj qeverie , Ju bëj thirrje autoriteteve më të larta ndërkombëtare që të ndërhynë në këtë situatë dhe policët e kindapuar nga Serbia agresore, të lirohen sa më parë, duke mos u përsëritur kurrë kjo pamje e lig.

Pa përjashtim të ndëshkohet Serbia për veprimet e bandave kriminale të saj.

Kryeminister a e kuptuat që politikat e Facebook-ut janë të dëmshme për vendin tonë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat