Kidnapimi i policëve/ Ganimete Musliu i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare ta sanksionojë Serbinë

Aktuale

Kidnapimi i policëve/ Ganimete Musliu i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare ta sanksionojë Serbinë

Nga: A.SH Më: 14 qershor 2023 Në ora: 17:59
Pamje nga kidnapimi i policëve të Kosovës

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës.

Ajo i bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare ta sanksionëjnë Serbinë për cënim të territorit dhe kidnapim të zyrtarëve shtetëror në detyrë.

Postimi në Facebook:

📌A po ju kujtohet debati per pensionimin e parakoheshem te Policise?

📌A po ju kujtohet debati per burekat e jogurtat donacione nga burektoret e qyteteve per Policine?

📌A po ju kujtohet debati per fondin e “sigurise”?

📌A po ju kujtohet debati per mungesen e veshmabthjeve te Policise?

📌A po ju kujtohet debati per moralin dhe dinjitetin e policve???

Sot bashkëndiej vetem me ata tre Police dhe familjet e tyre.

📌📌I beje thirrje Bashkesise Nderkombetare te përgjigjen me sanksione ndaj Serbise per cenim te territorit dhe kidnapim të zyrtarëve shtetëror në detyrë dhe ta detyrojnë Serbine qe sa me pare ti lirojë tre policët e kidnapuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat