Sali Berisha: Kidnapimi, akt terrorist i Putinit të vogël

Aktuale

Sali Berisha: Kidnapimi, akt terrorist i Putinit të vogël

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 18:35
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës, nga forcat speciale serbe.

Berisha kashkruan në Facebook, se ky është një akt terrorist i urdhëruar nga Aleksandër Vuçiç, ose ndryshe Putini i vogël.

Postimi i plotë:

"Akt terrorist i urdhëruar direkt nga Putini i vogël.

Ky është momenti kur grupi terrorist ushtarak serb rrëmben në territorin e Kosovës, në veri, tre policë shqiptarë që kryenin detyrën.

Dënoj me forcën më të madhe këtë akt terrorist, kriminal të falangave të Vuçiç dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë me forcën me të madhe këtë akt terrorist luftënxitës të ish  Millosheviçit të ri Aleksandër Vuçiç."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat