Vela: Ky akt i pamatur i regjimit të Vuçiqit nënkupton një përshkallëzim të rrezikshëm

Aktuale

Vela: Ky akt i pamatur i regjimit të Vuçiqit nënkupton një përshkallëzim të rrezikshëm

Nga: M.L. Më: 14 qershor 2023 Në ora: 18:37
Blerim Vela

Shef i stafit në kabinetin e presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela, ka postuar në Twitter një foto të hartës së vendit tonë, me lokacionin ku sot është bërë rrëmbimi i tre policëve të Kosovës nga policia e Serbisë.

Ai shprehet se ky akt i pamatur i regjimit të Vuçiqit nënkupton një përshkallëzim të rrezikshëm dhe se lirimi i menjëhershëm i zyrtarëve policorë është i domosdoshëm.

"Policia e Serbisë ka rrëmbyer 3 policë të Kosovës në kufirin me Serbinë, brenda territorit të Kosovës.

Ky akt i pamatur i regjimit të Vuçiqit nënkupton një përshkallëzim të rrezikshëm.

Lirimi i menjëhershëm i punonjësve të policisë është i domosdoshëm. Kosova nuk do të përkulet kurrë para turgokracisë së Vuçiqit. Ai do të dështojë!:, shkroi Vela.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat