Kërkohet dorëheqja e Borrellit pas situatës në Kosovë

Aktuale

Kërkohet dorëheqja e Borrellit pas situatës në Kosovë

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 19:24
Joseph Borell

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ia ka kërkuar dorëheqjen Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell për situatën e krijuar në Kosovë.

Ajo e ka kritikuar Borrellin për paralajmërimet se BE mund ta sanksionojë Kosovën, duke thënë se ai po kërkon ta sanksionojë një shtet në të cilin janë kidnapuar tre policë nga njësitet serbe.

Dorëhiqu para se të bësh më shumë dëme. Ti je një rrezik për demokracinë dhe paqen në Evropë. Na duhen njerëz që e mbrojnë demokracinë tonë, jo që forcojnë autokratët. Mirupafshim Josep”, ka shkruar ajo.

Ajo ka thënë se BE duhet të qëndrojë me Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat