Dervishi: Shqipëria nuk është krah Kosovës në këto momente

Aktuale

Dervishi: Shqipëria nuk është krah Kosovës në këto momente

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 20:21
Lutfi Dervishi

Opinionisti nga Shqipëria, Lutfi Dervishi, vlerësoi që Shqipëria nuk është krah Kosovës në këto momente.

Duke diskutuar për anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Dervishi tha se kjo është një na gjërat më të rënda që ka ndodhur në historinë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Shqipëria nuk është për krah Kosovës në këto momente. Veprimi i Ramës nuk ishte për tu përshëndetur. Është momenti që Shqipëria të ishte në krah të Kosovës. Mbledhja në çfarëdo rrethana do duhej zhvilluar. Anulimi i mbledhjes nuk është një shenjë e mirë dhe nuk i shërben askujt. Kjo gjë ka ndodhur, andaj duhet tejkaluar si situatë, Kosova nuk duhet të gjendet me dy frontesh, në njërën anë në veri me Serbinë, ndërsa në jug me Shqipërinë. Anulimi i mbledhjes së qeverive është një nga gjërat më të rënda që ka ndodhur në historinë mes Shqipërisë dhe Kosovës”, deklaroi Dervishi në emisionin “Ditari”.

Ndërkaq, i pyetur për kidnapimin e tre zyrtarëve policorë nga forcat speciale serbe në Leposaviq, ky i fundit tha se Kosova dhe Shqipëria janë në një kurs përplasje për çështjen se si e shikojnë Serbinë dhe rajonin.

“Tirana zyrtare për herë të parë në këto 32 vite, nuk ka më ndikim në politikën e Prishtinës dhe kjo është për të ardhur keq”, shtoi tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat