“Ishe i zënë duke i lënë fajin Kosovës”, Kusari ironizon Ramën: Prit hetimin e KFOR

Aktuale

“Ishe i zënë duke i lënë fajin Kosovës”, Kusari ironizon Ramën: Prit hetimin e KFOR

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 22:45
Mimoza Kusari

Kryetarja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari i është drejtuar Edi Ramës përmes një postimi në Twitter.

Kështu, duke i treguar vendin ku janë rrëmbyer tre efektivët e policisë së Kosovës këtë të mërkurë.

Ajo tha se kryeministri ka qenë i zënë duke mbajtur një qëndrim kundër Kosovës dhe duke e bërë fajtore në këtë situatë, ndërsa ka ironizuar qasjen e tij kur tha “presim hetimin e KFOR-IT”.

Ndoshta burimi policor i Kosovës nuk është mjaftueshëm i besueshëm për ju, prandaj prisni ‘hetimin e KFOR-it’, shkroi Kusari në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat