Hacker: Arrestimi i kreut të Mbrojtjes Civile ishte i nevojshëm

Aktuale

Hacker: Arrestimi i kreut të Mbrojtjes Civile ishte i nevojshëm

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 09:38
Ilustrim

Thomas Hacker, raportues i grupit parlamentar të liberalëve në Bundestagun gjerman e ka përshëndetur arrestimin e kreut të formacionit paraushtarak Mbrojtja Civile.

Arrestimi i kreut të formacionit paraushtarak Mbrojtja Civile si për sulmet ndaj ushtarëve të misionit të KFOR-it është i domosdoshëm”, ka deklaruar Hacker në një deklaratë për media.

Sulmet ndaj ushtarëve të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, janë njëkohësisht sulme ndaj sigurisë, stabilitetit dhe paqes në të gjithë rajonin”,ngjarjet e 30 majit 2023, nuk duhet të mbeten pa pasoja. Sulmet duhet të zbardhen plotësisht duke respektuar parimet bazë të shtetit të së drejtës. Kjo parandalon që akte të tilla frigane të bëhen të pranueshme nga shoqëria.”-tha ai.

Më 29 maj, një grup serbësh sulmuan me gurë dhe granata trullosëse ushtarët e KFOR-it në Zveçan, në Veri të Kosovës.

Gjatë përleshjeve u plagosën 30 ushtarë të KFOR-it dhe rreth 50 protestues serbë, teksa njësitë e KFOR-it po ruanin objektin e zyrës së kryetarit të komunës.

Në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës, të bojkotuara nga serbët ishin zgjedhur kryetar komunash me origjinë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat