Kurti, Borellit: Nuk e shkeli ligjin

Aktuale

Kurti, Borellit: Nuk e shkeli ligjin

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 10:04
Albin Kurti dhe Xhelal Svecla

Kryeministri Kurti gjatë konferencës së sotme u pyet nga gazetarët edhe për deklaratat e Borrellit se nuk ka pasur koordinim mes Qeverisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it për aksionin e arrestimit të udhëheqësit të Mbrojtjes Civile në Veri.

Kurti tha se ai nuk e din kur arrestohet dikush, sepse sipas tij kjo është çështje e Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit.

Aii shtoi se nuk mund të bëjë pazar “në kurriz të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë”.

“Ne i bindemi Kushtetutës dhe ligjit që e kemi përgjegjësi dhe obligim. Nuk duam t’ia shkelim askujt të drejtat, mirëpo në një Republikë demokratike për të arrestuar një kriminel të dyshuar, nuk ka kuptim që të ketë instancë sipëror, nuk jemi monarki, nuk jemi vend feudal, jemi republikë demorkatike në shek. 21, as unë nuk e di kur arrestohet një kriminel, sepse kjo është cështje e policisë, prokurorisë së shtetit, pra ka arrestime të cilat unë i shoh saktësisht në të njëjtën kohë si ju, sepse jemi republikë demokratike."-tha Kurti.

Ai tha se i këtillë ka qenë edhe arrestimi i Millun Millenkoviq- Llune.

"Unë shpreh publikisht mbështjetjen për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, por veprimet operacionale kur duhet të arrestohet dikush, nuk janë punë e imja, besoj nuk janë punë e asnjë zyrtari të BE-së poashtu. Sundimi i ligjit në Kosovë me veprime operacionale policore është çështje e policisë, policia i ka kryer panumër trajnime në vendet demokratike perëndimore , dhe atje kanë mësuar se si nuk duhet lejuar të politizohen operacionet policore”-përfundoi Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat