​Thaçi dhe të tjerët, sot pritet të përfundojë dëshmia e dëshmitarit të nëntë

Aktuale

​Thaçi dhe të tjerët, sot pritet të përfundojë dëshmia e dëshmitarit të nëntë

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 10:57
Pamje nga Haga

Dëshmitari i nëntë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve, pritet të përfundojë dëshminë e tij sot. Menjëherë pas kësaj, në gjykatoren e Speciales do të intervistohet dëshmitari tjetër i mbrojtur i cili mban kodin 3540.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, në hapje të seancës.

Ndërsa dëshmia e dëshmitarit të nëntë i cili mban kodin 1602 po vazhdon në seancë të mbyllur për publikun.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi ndodhen në sallën e gjyqit, ndërsa Jakup Krasniqi po e ndjek seancën nga qendra e paraburgimit.

Në këtë çështje gjyqësore deri tani kanë përfunduar dëshminë e tyre tetë dëshmitarë të ZPS-së, të gjithë të mbrojtur, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun.

Seancat janë zhvilluar kryesisht të mbyllura për publikun, apo dëshmitë janë shfaqur me përmbajtje të redaktuar.

Ish-krerët e UÇK-së, të cilët po akuzohen për krime të pretenduara të luftës, ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Për të gjitha akuzat ata janë deklaruar të pafajshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat