Njëri nga tre policët e kidnapuar ishte kthyer nga pushimi mjekësor në punë

Aktuale

Njëri nga tre policët e kidnapuar ishte kthyer nga pushimi mjekësor në punë

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 14:05
Ilustrim

Shemsi Mustafa, njëri nga tre pjesëtarët e Policisë së Kosovës që u kidnapuan nga forcat serbe, ishte në pushim mjekësor përpara situatës së tensionuar në veri.

Megjithatë, ai ishte kthyer në punë në mes të pushimit mjekësor, përkundër që ishte i diagnostikuar me astmë dhe po merrte trajtim për të në baza ditore.

Një gjë të tillë u mësua  nga familjarët, të cilët në kushte anonimiteti kanë bërë të ditur se ende nuk janë kontaktuar nga polici Mustafa.

Sipas familjarëve, në rast të mos-marrjes me rregull të trajtimit, gjendja e policit mund të përkeqësohet./I

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat