Kurti vizitë në shtëpitë e policëve të rrëmbyer

Aktuale

Kurti vizitë në shtëpitë e policëve të rrëmbyer

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 14:50
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar familjarët e Beqir Sefës, Rifat Zekës dhe Shemë Mustafës, tre policëve të Kosovës të rrëmbyer dje nga forcat serbe në kufi me Serbinë e në brendi të territorit të Kosovës.

Zyra e Kryeministrit Kurti njofton se në Mitrovicë, Kryeministri u mirëprit nga familjarët e Shemë Mustafës, përfshirë të vëllanë e tij që ishte po ashtu polic kufitar.

Familjaret vlerësuan përkrahjen nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe nga populli, që po ua lehtëson barrën”, thuhet në njoftim.

Në fshatin Peran të Komunës së Podujevës, ai u prit nga familjarët e Beqir Sefës, në mesin të cilëve ishte dhe djali i tij, që po ashtu është pjesëtar i Policisë së Kosovës në Prishtinë dhe i angazhuar në Task Forcën për veri”, shkruan komunikata e ZKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat