Mashtrimi me viza/Dëshmitari kam paguar 3-4 mijë euro për vizë italiane

Aktuale

Mashtrimi me viza/Dëshmitari kam paguar 3-4 mijë euro për vizë italiane

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 15:20
Ilustrim

Në gjykimin ndaj 15 të akuzuarve për mashtrim me viza, i njohur si rasti “Ukë Rugova II”, dëshmitari Hysen Statovci ka thënë se për vizë italiane për djalin e tij ka paguar diku 3 mijë e 500 ose 4 mijë e 500 euro.

Të akuzuarit në këtë rast, Fitim Beqiri, Azad Beqiraj, Liridona Beqiri, Kujtim Avdyli, Ragip Gashi, Visar Beqiri, Hamza Beqiri, Azem Koskoviku, Edison Idrizaj, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Dritëro Voça, Valon Selimi, Fadil Ahmeti dhe Haxhi Islami, ishin deklaruar të pafajshëm në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më 6 prill 2022.

E di që në polici e kam përmendur një shifër që mund të jetë 3 mijë e 500 ose 4 mijë e 500 euro”, ka thënë dëshmitari Statovci duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores Florije Shamolli.

Por personit të cilit ia kishte dhënë këto para, i njëjti tha se nuk e njeh./BB

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat