OEK e shqetësuar me zhvillimet e fundit që prekin zhvillimet ekonomike në vend

Aktuale

OEK e shqetësuar me zhvillimet e fundit që prekin zhvillimet ekonomike në vend

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 15:23
Oda Ekonomike e Kosovës

Oda Ekonomike e Kosovës shpreh shqetësimin e thellë të saj me zhvillimet e fundit që po prekin edhe zhvillimet ekonomike të vendit.

Apelon te të gjitha palët për maturi dhe vëmendje për qytetarët e Kosovës dhe Bizneset vendore dhe ndërkombëtare qoftë si partner të bizneseve vendore dhe Investitor potencial në vendin tonë.

Prandaj, OEK apelon që menjëherë të lirohen policët e Kosovës pa asnjë kusht.

“OEK gjithashtu apelon që të gjitha çështjet e hapura që mund të zgjidhen me dialog të negociohen përmes një dialogu të hapur, transparent dhe në koordinim të plotë me miqtë tanë ndërkombëtarë, që kanë mbështetur në çdo kohë Kosovën në këtë histori suksesi, që pa mbështetjen dhe ndihëm e tyre nuk do të ishim këtu në këtë nivel të zhvillimit ekonomiko-social të vendit tonë. Prandaj apelojmë të mos preken bizneset vendore e ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e OEK-ut.

OEK po ashtu  apelon tek institucionet e Republikës së Kosovës që bizneset të paralajmërohen paraprakisht për çfarëdo vendimi që merret e që prek bizneset, ashtu që bizneset të kenë kohë të përgatiten dhe të mbrojnë veten dhe konsumatorët nga masat që do të merren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat