Policia gjobit shoferin që tejkaloi dy vetura në vijë të plotë

Aktuale

Policia gjobit shoferin që tejkaloi dy vetura në vijë të plotë

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 15:23
Ilustrim

olicia ka gjobitur një shofer që ka tejkaluar dy vetura në vijë të plotë në fshatin Gllarevë të Klinës.

Ai është gjobitur me gjobë prej 150 eurosh, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse.

Njoftimi zyrtar:

Me datёn 13.06.2023 rreth orёs 14:24, kemi pranuar njё video incizim nga njё qytetar, i cili e ka incizuar kundёrvajtёsin duke bёrё tejkalim tё dy veturave në vijё tё plotё në fshatin Gllarevё-Klinё.

Nga njёsiti rajonal i komunikacionit rrugor DRP Pejё, ёshtё ftuar kundёrvajtёsi dhe tё njëjtit i ёshtё shqiptuar tiketa me gjobë prej 150 euro, 2 pikё negative dhe 3 muaj masё mbrojtёse.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat