Rrëmbimi i tre policëve, Kurti do të raportojë pasdite në Kuvend

Aktuale

Rrëmbimi i tre policëve, Kurti do të raportojë pasdite në Kuvend

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 15:27
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më kërkesë të partive opozitare do të raportoj në Kuvend për rrëmbimin e tre policëve kufitarë nga ana e Serbisë në ora 17:00.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, krerët e partive opozitare kanë kërkuar prezencën e Kurtit në Kuvend.

Në anën tjetër, Kurti bashkë me ministrin Xhelal Sveçla kanë mbajtur konferencë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, pikërisht për çështjen e rrëmbimit të policëve.

Kurti sot paradite ka vizituar familjarët e policëve të kindapuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat