AAK: Pushteti po bën përpjekje për t’i diktuar mjetet e informimit

Aktuale

AAK: Pushteti po bën përpjekje për t’i diktuar mjetet e informimit

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 15:29
AAK

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili ka reaguar pas pezullimit të certifikatës së biznesit ndaj Klan Kosova, nga ana  e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që udhëhiqet nga ministrja Rozeta Hajdari.

Xhemaili përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se këto veprime janë rrugë që çojnë në autokraci.

Heqja e licencës së një mediumi, tentativa për të diktuar mjetet informuese, çmenduria e të sulmuarit ndaj kujtdo që mendon ndryshe, janë rrugë që çojnë në autokraci e që shoqëria jonë nuk do ta lejojë”, ka shkruar Xhemaili.
 

Reagimet ishin të shumta pas heqjes së licensës së punës për mediumin Klan Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat