Kulla: Qeveria e Kosovës të bëhet gati të mbrojë shtëpinë e vet

Aktuale

Kulla: Qeveria e Kosovës të bëhet gati të mbrojë shtëpinë e vet

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 15:39
Ilir Kulla

Eksperti shqiptar i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla, thotë se  me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës në Leposaviq nga njësitë speciale të ushtrisë së Serbisë dhe heshtjen e ndërkombëtarëve përballë një agresioni të tillë, vendi ndodhet pothuajse në gjendje lufte.
 

Për këtë, ai thekson se Qeveria e Kosovës duhet të bëhet gati të mbrojë vendin me apo Aleancën Euroatlantike.

Kulla thotë se Lista Serbe, e cila dirigjohet nga Beogradi ka marrë përsipër të krijojë një krizë e cila do të çonte në ndarjen e Kosovës dhe zhbërjen e saj.

Derisa thekson se bota ndodhet në një epokë të re, ku fiton i forti dhe pëson i dobëti, ai thotë se Kosova tashmë ka humbur kohë sa i përket fuqizimit të ushtrisë dhe policisë. Ndërkohë që apelon institucionet e Kosovës të angazhohen në lobim diplomatik.

Unë të kam thënë para një viti, kur filloi lufta në Ukrainë, se Kosova duhet të bëhet gati dhe të armatoset për një luftë, të stërvitet dhe të jetë e gatshme për një luftë. Me ose pa KFOR-in, me apo pa NATO-n, Qeveria e Kosovës të bëhet gati të mbrojë shtëpinë e vet… Unë mendoj që Kosova ka humbur një vit e gjysmë kohë, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, që të përgatitë të madh e të vogël që do të mund të vinte një ditë e një agresioni të mirëfilltë dhe ky mund të jetë sinjali i këtij agresioni të mirëfilltë”, thotë Kulla.

E heshtja e ndërkombëtarëve përballë zhvillimeve në Kosovë, ku serbët që prej 26 majit sulmuan Policinë, KFOR-in dhe gazetarët, ai thotë se dëshmon frikën e tyre ng afrimi i madh i Vuçiqit me Putinin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat