Osmani pritet edhe nga kryeministri i Luksemburgut

Aktuale

Osmani pritet edhe nga kryeministri i Luksemburgut

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 15:42
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Luksemburg u prit në takim nga kryeministri Xavier Bettel.

Presidenca sot informoi se temë e diskutimit ndërmjet Osmanit dhe Bettel-it në këtë takim ishte edhe situata aktuale politike dhe e sigurisë në Kosovë, veçanërisht në veri të vendit pas rrëmbimit të tre zyrtarëve policor të Kosovës nga ana e Serbisë. 

Osmani tha se Kosova është e përkushtuar për paqe e stabilitet dhe se sfidat do t`i tejkalojë me partnerë dhe aleatë.

Duke u ndërlidhur me zhvillimet e fundit në veri, Presidentja Osmani ka theksuar se është e domosdoshme përballja më drejtësinë e grupeve kriminale të mbështetura nga Serbia, të cilat e sulmuan Policinë e Kosovës, pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it, gazetarët dhe qytetarët. Presidentja theksoi nevojën e shtimit të angazhimit të ndërmjetësuesit të dialogut, Bashkimit Evropian, drejt zbatimit të plotë të marrëveshjeve të arritura sivjet në Bruksel dhe Ohër.”, u bë e ditur në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat