Rama: Policët duhet të kthehen sa më parë

Aktuale

Rama: Policët duhet të kthehen sa më parë

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 16:16
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se tre policët e kidnapuar duhet të kthehen sa më parë në Kosovë.

Ai tha se që nga dje janë fokusuar 100 për qind për lirimin e tyre.

"Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!"-tha Rama.
 

"Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre! Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri! De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më pare”, ka shkruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat