Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan ashpër për tensionimin në Kosovë

Aktuale

Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan ashpër për tensionimin në Kosovë

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 16:26
KFOR

Frankfurter Allgemeine Zeitung ka botuar një tjetër editorial për situatën në Kosovë, e të cilit i ka vënë titullin “Nuk ka më miq?” (gjer. Keine Freunde mehr?). Çka shkruan aty?

Kujtojmë se vetëm disa ditë më herët, FAZ-i kishte shkruar edhe se si politikat e Kurtit ishin në përputhje me planet serbe për destabilizim të rajonit.

Si foto e ballinës së shkrimit të fundit është ajo e presidentes Vjosa Osmani në Parlamentin Evropian.

“Që nga lufta ajrore e NATO-s kundër Jugosllavisë në vitin 1999, Perëndimi pothuajse gjithmonë ka mbajtur anën e Kosovës. Por tash për tash, marrëdhëniet (e Kosovës) janë të tensionuara me ShBA-në e edhe më BE-në.” – shkruhet qysh në nëntitull të këtij editoriali.

FAZ shkruan tutje se si pa mbështetjen e Perëndimit, shpallja e Pavarësisë së Kosovës në shkurtin e 2008-s “nuk do të kishte asnjë shans për sukses.”

Dhe, shkaku i meritës së Perëndimit, aty përmendet se si Kosova është “padyshim më demokratike se Serbia… dhe Prishtina është gjithashtu më mirë sa i përket standardeve të sundimit të ligjit dhe lirisë së mediave se sa Beogradi.”

Megjithatë, aty tregohet se si marrëdhëniet e Kosovës me fuqitë perëndimore janë “më keq se kurrë”.

Si pikë më të ulët të këtyre marrëdhënieve mes Kosovës dhe Perëndimit përmendet dita e djeshme.

“Të mërkurën, BE-ja jo vetëm që e konsideroi Qeverinë në Prishtinë përgjegjëse për përshkallëzimin e fundit të dhunës në veri të vendit, por edhe vendosi masa ndëshkuese kundër këtij shteti për herë të parë.” – shkruhet tutje.

Më FAZ njofton me anë të informacioneve të saj se disa shtete anëtare të BE-së i kanë anuluar vizitat e përfaqësuesve kosovarë.

Aty flitet edhe për fjalimin e presidentes Osmani para Parlamentit Evropian dje dhe për mungesën e njohjeve nga pesë shtete anëtare të BE-së.

Megjithatë, kur flitet për problemet e Kosovës me Perëndimin paraqitet edhe ai që quhej “thelbi”.

E thelbi është refuzimi i Kurtit për të lejuar formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Aty nënkuptohet se kryeministri i vendit po e keqinterpreton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin. Kurti sipas shkrimit nuk tregon se Gjykata në fakt ka shtuar se Asociacionin duhej të formohej.

Shkrimi është përgatitur nga Thomas Gutschker dhe Michael Martens.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat