Aliu: Vuçiqi e pranon se policët e rrëmbyer ishin në territorin e Republikës së Kosovës

Aktuale

Aliu: Vuçiqi e pranon se policët e rrëmbyer ishin në territorin e Republikës së Kosovës

Nga: N. Sh. Më: 15 qershor 2023 Në ora: 16:51
Liburn Aliu

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se presidenti serb Vuçiq, e ka pranuar se policët e kidnapuar ishin brenda territorit të Kosovës.

Ministri Aliu e ka shpërnda edhe një deklaratë të Vuçiqit ku flet për policët e kidnapuar.

Aliu shkruan se Vuçiq thotë se pjesëtarët e Policisë së Kosovës do të duhej të ishin shoqëruar nga KFOR-i.

Postimi i plotë:

Vuçiqi e pranon se policët e rrëmbyer ishin në territorin e Republikës së Kosovës.

Ai deklaron se ata do të duhej të ishin të shoqëruar nga KFOR-in në atë zonë.

Është e qartë se në mandat të KFOR-it është territori i Republikës së Kosovës dhe pavarësisht se a do të duhej të ishin të shoqëruar apo jo nga forcat e KFOR-it, i bie se policët ishin në territor të Republikës së Kosovës në momentin e rrëmbimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat