“Me kë u koordinua Vuçiqi për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës?” – Zbardhet ‘pazari më i ndyrë’ në dëm të Kosovës

Aktuale

“Me kë u koordinua Vuçiqi për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës?” – Zbardhet ‘pazari më i ndyrë’ në dëm të Kosovës

Nga: A.M. Më: 15 qershor 2023 Në ora: 16:53
Rrëmbimi i tre policëve të Kosovës

Publicisti Emin Azemi ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës.

Ai në një postim në Facebook pyeti hapur se “Me kë u koordinua Vuçiqi për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës?”

Azemi tregoi se kjo pyetje mungon për shkak se nëse bëhet kjo vërteton se Serbia e ka shkelur rezolutën 1244.

Sipas tij, ky është një nga pazaret më të ndyra që po bëhet në dëm të Kosovës.

“Kosova po flijohet për një Gebels të vogël në Beograd, dhe ky është pazari më i ndyrë që po bëhet prapa perdeve dhe në dëm të Kosovës”, shkroi Azemi ndër të tjera, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Me kë u koordinua Vuçiqi për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës?

Pse kjo pyetje mungon?

Mungon, sepse nëse bëhet kjo pyetje, atëherë del që Serbia e ka shkelur rezolutën 1244, ka cënuar integritetin territorial të një shteti fqinj dhe duhet të ndërmerren masa kundër Beogradit. Por ata që po e përkëdhelin Vuçiqin vazhdojnë të mendojnë se qengji ia turbulloi ujin ujkut, andaj duhet të therret...

Kosova po flijohet për një Gebels të vogël në Beograd, dhe ky është pazari më i ndyrë që po bëhet prapa perdeve dhe në dëm të Kosovës!

Në vend se Serbia tani të përjetonte në lëkurë sanksionet e BE-së për mos-shkëputjen nga Kremlini, komuniteti euro-atlantik i Ramës po planifikon sanksione ndaj Kosovës për arsye se kjo e fundit po mbrohet nga aleati i Putinit në Ballkan.

Qengji po mbrohet nga ujku dhe nuk e paskemi ditur që kjo është mëkat!/e.a

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat