Situata në veri dhe rrëmbimi i policëve: QUINT-i shkon në Qeveri

Aktuale

Situata në veri dhe rrëmbimi i policëve: QUINT-i shkon në Qeveri

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 17:01
QUINT në zyre të kryeministrit

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it kanë hyrë në objektin e Qeverisë të enjten pasdite.

Në oborrin e Qeverisë janë vënë re edhe vetura të ambasadave të shteteve të tjera në Kosovë.

Një ditë më parë, në mesditë, Policia e Kosovës konfirmoi se tre zyrtarë të saj janë kidnapuar brenda territorit të shtetit të Kosovës, nga forcat serbe. Liderët e shtetit e kanë cilësuar këtë veprim si agresion nga Serbia, teksa kanë kërkuar reagim ndërkombëtar.

Deri tash, ambasadat nuk kanë dalë me qëndrime për situatën. Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës, kanë qenë të heshtur që nga e mërkura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat