Paralajmërohet kallzim penal ndaj zv.drejtoreshes së ARBK-së

Aktuale

Paralajmërohet kallzim penal ndaj zv.drejtoreshes së ARBK-së

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 17:01
Ilustrim

Klan Kosova ka raportuar se është duke u bërë gati të inicojë kallzim penal ndaj zëvendës drejtoreshës së ARBK-së, Pranvera Prestreshi.

 Kjo si shkak i nxjerrjes së vendimit të kundërligjshëm për suspendimin e licencës biznesore të mediumit Klan Kosova.

Vepra për të cilat pritet të ngarkohet Prestreshi parasheh dënimin deri në 5 vjet burgim, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Detaje tjera ende nuk dihen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat