“U trondita thellë”: Mbesa e policit të kidnapuar thotë se ishte në takim me Vjosa Osmanin kur e kuptoi ngjarjen e rëndë

Aktuale

“U trondita thellë”: Mbesa e policit të kidnapuar thotë se ishte në takim me Vjosa Osmanin kur e kuptoi ngjarjen e rëndë

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 17:12
Vjosa Osmani

Mbesa e njërit prej policëve të kidnapuar në veri, Beqir Sefës, ka bërë një reagim në profilin e saj në Facebook duke u shprehur e shqetësuar për atë që kishte ndodhur.

Ajo ka shkruar në anglisht se kishte qenë në një takim në Parlamentin Evropian mes grupit të Socialistëve dhe Demokratëve kur e kishte kuptuar se xhaxhai i saj i ishte kidnapuar.

“Presidentja e përmendi incidentin në fjalët e saj hapëse dhe unë isha thellësisht e tronditur, të kuptoja se familja ime ishte prekur nga ky konflikt përsëri.” – shkroi znj. Sefa.

Nora Sefa ka treguar se edhe në dhjetorin e vitit të kaluar që i njëjti, Beqir Sefa, kishte qenë i ngujuar në Leposaviq për tri javë nën kushte të rënda shkaku i barrikadave të grupeve kriminale në veri të vendit.

“Deri tash nuk di asgjë për vendndodhjen e axhës sim.” – shton tutje ajo.

"Bota sot" kishte raportuar gjerësisht në disa rast për këtë ngujim në atë kohë.

Statusi i plotë në gjuhën angleze:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat