Sveçla i reagon Petkoviqit: Llune është kriminel, do të përballet me drejtësinë

Aktuale

Sveçla i reagon Petkoviqit: Llune është kriminel, do të përballet me drejtësinë

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 17:40
Xhalal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhalal Sveçla ka thënë se Milun Milenkoviq i njohur si Llune i arrestuar për sulme ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në veri të vendit është kriminel dhe do të përballet me drejtësinë.

Ai këtë e deklaratë e ka bërë si reagim ndaj Petar Petkoviq drejtor i të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, cili tha se Llune nuk ka kryer krime.

“Serbia ka rrëmbyer 3 policë të Kosovës si hakmarrje për arrestimin e kriminelit Llune. Ne arrestojmë kriminelët, ata rrëmbejnë policët. Llune është një autor sistematik i dhunës që do të përballet me drejtësinë. Të dhënat e tij tregojnë krime të kryera me urdhër nga Beogradi”, ka shkruar Sveçla në Twitter.

Milun Milenkoviq është arrestuar nga veri të Mitrovicës të martën nga Njësia Speciale e Kosovës.Ai dyshohet se ka qenë organizatori kryesor ndaj sulmeve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Ndaj tij Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat