Përfundon takimi në Qeveri, ambasadorët nuk deklarohen

Aktuale

Përfundon takimi në Qeveri, ambasadorët nuk deklarohen

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 18:09
Qeveri

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe të tjerë të akredituar në Kosovë, kanë dalë nga objekti i Qeverisë së Kosovës.

Ambasadorët e Zvicrës dhe Gjermanisë kanë dalë nga objekti bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Ata nuk kanë pranuar të deklarohen para mediave.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë  se për këtë takim do të ketë komunikatë për media.

Kujtojmë që, dje, është konfirmuar rrëmbimi i tre zyrtarëve kufitarë brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe.

Për këtë, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë mbajtur sot konferencë, me ç’rast kanë kërkuar reagim ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat