Kelmendi: Nesër bëhet përmirësimi i lëshimit me dokumente të regjistrimit të Klan Kosovës

Aktuale

Kelmendi: Nesër bëhet përmirësimi i lëshimit me dokumente të regjistrimit të Klan Kosovës

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 18:18
Ish-drejtori i përgjithshëm i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi

Ish-drejtori i përgjithshëm i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, ka folur pas vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të këtij mediumi.

Kelmendi sqaroi situatën nga fillimi, duke thënë se aksionari i Klan Kosovës, që është KGO Invest e ka regjistruar Klan Kosovën në Maqedoninë e Veriut, ku është angazhuar kompania amerikane “Grandthorton” për ta bërë këtë gjë.

“Ka qenë e angazhuar kompania amerikane Grandthorton, pra këto informata i kam marrë unë, edhe pse vetë jam informuar vetëm të mërkurën për këtë çështje, por Grandthorton ka marrë përsipër që ta bëjë regjistrimin e biznesit. Dhe për shkak se (Kushtrim) Gojani ka pasur aktivitet edhe më herët, ajo kompani i ka pasur dy pasaporta të tij në dispozicion”.

“E kanë përdorur një pasaportë të Serbisë për ta bërë këtë regjistrim, dhe me kaq është mbyllur kjo çështje sepse nuk është interesuar vetë Gojani se me cilën pasaportë është regjistruar pasi ka kaluar në institucionet e Kosovës, në ARBK e KPM, ku është regjistruar me dokumente të Kosovës”, tha Kelmendi në “Info Magazine”.

Ai tha se udhëheqja e Klan Kosovës, qysh sot, duke e parë lëshimin teknik dhe të njoftuar nga MINT-i, ka ndërmarrë procedura që të korrigjohet kjo.

“Secili gabim që mund të jetë teknik ka afat korrigjimi dhe zhurma e madhe që është bërë rreth kësaj, e cila pritet të përfundoj nesër, pra nesër do të bëhet edhe ky ndryshim i këtij gabimi teknik dhe do të dalë edhe në Maqedoni të Veriut, Klan Kosova me dokumente të Republikës së Kosovës”, tha Kelmendi.

Kelmendi tha se e sheh si të çuditshëm paralajmërimin për mbylljen e televizionit më të madh në vend, për një gjë kaq të vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat