​Kurti: KFOR-i nuk duhet të jetë i heshtur ndaj rrëmbimit të tre policëve

Aktuale

​Kurti: KFOR-i nuk duhet të jetë i heshtur ndaj rrëmbimit të tre policëve

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 18:44
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se KFOR-i nuk do të duhej të jetë i heshtur ndaj rrëmbimit të tre policëve të Kosovës, brenda territorit të vendit.

Kurti, duke raportuar para Kuvendit është shprehur se KFOR-i duhet të marrë përgjegjësinë efektive për ushtrimin e funksionit të saj mbrojtës, ndaj agresionit dhe shkeljes së sovranitetit territorial të Kosovës.

Kurti: Në rastet kur agresioni është i përmasave ushtarake, përgjegjësia e mbrojtjes së vijës kufitare është e KFOR-it

“Mbrojta e vijës kufitare është përgjegjësi e përbashkët e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës. Në rastet kur agresioni është i përmasave ushtarake, përgjegjësia e mbrojtjes së vijës kufitare do të duhej të ishte e KFOR-it. Kjo ndër të tjera për shkak të mandatit ndërkombëtar të NATO-s dhe përgjegjësisë që ajo ka marrë kur e dakordoj një marrëveshje me ish kryeministrin Thaci duke parandaluar shkuarjen e ushtrisë së vendit tonë në atë pjesë të shtetit. Prandaj ne ende jemi në pritje nga KFOR-i që të marrë përgjegjësinë efektive për ushtrimin e funksionit të saj të mbrojtjes, duke urdhëruar Serbinë që t’i kthej në Kosovë policët e kidnapuar dhe të ndëshkojë këtë shkelje flagrante të integritetit territorial, por edhe pikës 4 të Marrëveshjes së Komunavës. KFOR-i nuk duhet të jetë i heshtur dhe as i përulur ndaj një sulmi kidnapues të cilin edhe e kishte mandat të parandalonte. Nëse KFOR-i e shndërron këtë heshtje në normë dhe një far nënshtrimi të heshtur në ligj që dihet publikisht, atëherë një gjë të tillë të na thotë hapur dhe ashtu do të mohoj një përgjegjësi ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Megjithatë, Kurti ka potencuar se ka shprehur protestën e tij ndaj heshtjes së KFOR-it për këtë rast, derisa ka thënë se po punon për kthimin në Kosovë të tre policëve të rrëmbyer.

Kurti: Kam shprehur protestën time për heshtjen e KFOR-it

“Qeveria do të bëjë çdo gjë që të jetë e mundur duke punuar ditë e natë që t’i liroj nga kidnapimi të tre policët e Republikës. Mbrëmë kam pas biseda telefonike me emisarin special amerikan, Gabriel Escobar, ambasadorin Hovenier dhe në këtë takim po vij nga një takim i përbashkët me të gjithë ambasadorët e akredituar në Kosovë. Ne gjerë e gjatë i kemi informuar për ditën e djeshme dhe të sotme, derisa sot kur po bëhen 30 orë të kidnapimit të tre policëve dhe ende nuk e kemi deklaratën shpjeguese të KFOR-it, unë kam shprehur edhe protestën time për këtë heshtje por edhe kërkesën për reagim urgjent”, është shprehur ai.

Kreu qeveritar ka thënë se rrëmbimi i tre policëve është një akt agresioni ndaj Kosovës.

Kurti: Po presim reagimin e faktorëve ndërkombëtarë

“Akti i tillë nga perspektiva njerëzore, qyqare dhe pengmarrës përbën një akt agresioni ndaj Kosovës. Agresioni përbënë vepër të ndaluar në të drejtën ndërkombëtare, ndërsa urdhëruesit e saj kanë konsumuar një vepër ndërkombëtare penale. Shtetet iu binden rregullave bazike të së drejtës ndërkombëtare ose nëse jo, rregullat minimale të raporteve ndërshtetërore duhet të ndryshojnë. Se a duhet të shkojmë në një drejtim të tillë ne ende po presim sjelljen e Serbisë dhe reagimin e faktorit ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Kryeministri ka thënë se ky rrëmbim është si shenjë hakmarrjeje ndaj arrestimit të kriminelit “Llune” në veri të Kosovës.

Kurti: Është akt qyqar

“Një akt i tillë i kësaj policie militare të Serbisë, në variantin më të mirë është një akt qyqar, i cili pasi kidnapoj tre policë që kishin mandat të qartë, mbrojtën e kufirit, iku me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Që të gjithë këta policisë që u kidnapuan nuk ishin për herë të parë aty, 16 rrugë ilegale që i kishim mbyllur në vitin e kaluar duhet të kenë policë, të cilët nuk lejojnë që mbylljen fizike të mos jenë mbyllje e kontrabandës. Në ato rrugë ka interes që kontrabanda që ka super profit të vazhdojë. Andaj, ne i kemi edhe më tutje njësitet policore në këto 16 rrugë. Këta policë natyrisht nuk janë të pajisur për mbrojtur kufirin, pasi këtë gjë në thelb do të duhej të bënte ushtria, por për shkak se janë policë, e kanë detyrë parësore luftimin e kontrabandës...Mirëpo, Serbia i ka sjell njësitet më elite që i posedon në një vend që dihet se gjatë tërë vitit kemi pasur policë, në mënyrë tinzare thellë në brendësinë e territorit tonë. Ky vend ndodhet 670 metra larg kufirit me Serbinë, në drejtimin veri-verilindje. Pra, është thellë brenda territorit të Kosovës vendi ku janë kidnapuar policët tanë. Asnjë prej policëve, të cilët ndodhen në këto patrullime, asnjëherë nuk ka kaluar përtej vendit ku janë bllokuar rrugët ilegale”, është shprehur ai.

Ai ka shtuar se Polica e Kosovës është treguar e vetëpërmbajtur në maksimum në protestat në veri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat