Ibishi: Tre policët e rrëmbyer kanë qenë brenda territorit të Kosovës

Aktuale

Ibishi: Tre policët e rrëmbyer kanë qenë brenda territorit të Kosovës

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 18:54
Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se kidnapimi i tre zyrtarëve policorë ka ndodhur brenda territorit të Kosovës, si dhe tregon që ata kanë qenë të pajisur me GPS, që tregojnë pozicionimin e saktë.

Ibishi, deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cilëson të turpshme si dhe fyese, ku tregon se ai ka thënë se zyrtarët policorë të Kosovës kanë dalë të mbledhin kërpudha në atë zonë.

“Ata kanë qenë brenda territorit të Kosovës, kanë pasë edhe mjetet si GPS që realisht i tregojnë pozicionimin e saktë, meqenëse nuk ka pasur nevojë fare për GPS, sepse ata e observojnë atë terren e njohin mirë. Deklarata tash e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, deklaratat janë fyese dhe nënçmuese çka dinë një tiran serbë ku thotë se kanë dalë të mbledhin kërpudha dhe se GPS nuk ka qenë në funksion, është diçka e turpshme”, tha ai.

Ibishi, thotë se e sakta është që kidnapimi i zyrtarëve policorë ka ndodhur në territorin e Kosovës.

“Unë kam informacione të sakta që GPS në të gjithë territorin në atë pjesë (Leposaviq) funksionon në çdo kohë. E sakta është që kjo ka ndodhur në territorin e Kosovës”, tha ai.

Njohësi i proceseve të sigurisë thotë se të tre zyrtarët policorë kanë qenë në kuadër të kryerjes së detyrave brenda territorit të Kosovës.

“Nuk e di pse liderët tonë politikë po ia atribuojnë veti duke dalë me fotografi me deklarata e këto. Ne i kemi të gjitha institucionet tona çka veprojnë, kemi edhe Policinë Hetuese, kemi edhe tekniken kriminalistike, kemi edhe prokurorët, ku ata dalin në vendin e ngjarjes, tash kemi edhe KFOR-in, ku e ka një rol të veçantë. Sa i përket çështjeve operacionale të zyrtarëve policorë, ata kanë qenë në kuadër të kryerjes së detyrave brenda territorit të Kosovës”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat