​Krasniqi: Është për keqardhje që nuk po marrim mbështetjen e aleatëve ndërkombëtar

Aktuale

​Krasniqi: Është për keqardhje që nuk po marrim mbështetjen e aleatëve ndërkombëtar

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 19:08
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për qasjen e tij arrogante ndaj aleatëve ndërkombëtar.

Në raportimin e kryeministrit Kurti para Kuvendit, për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, lideri opozitar tha se është për keqardhje që Kosova s’po e merr mbështetjen e aleatëve ndërkombëtar, kur ka nevojë më së shumti.

Deputeti Krasniqi tha se situata në veri është për shkak të shpërfilljes dhe mos koordinimit me ndërkombëtarët.

Krasniqi: Është për keqardhje që nuk po marrim mbështetjen e aleatëve tanë ndërkombëtar

“Është për keqardhje që nuk po marrim mbështetjen e aleatëve tanë ndërkombëtar tani kur kemi më së shumti nevojë për ata. Ju e keni parë më shumë se 30 orë, asnjë deklaratë as e QUINT-it, as BE-së, as NATO-s në lidhje me detajet apo dënimin e aktit, apo ndonjë kërkesë për kthimin e policëve në shtëpi. Madje as për të konfirmuar faktin e kidnapimit të policëve brenda territorit në Kosovë. Por, ne duhet të themi qartë se çka ka ndodh është kur qeveriset me arrogancë, pa shpërfillje dhe pa koordinim. Keni pas shumë paralajmërime javët e fundit në lidhje me këtë zbehje të bashkëpunimit dhe as nuk i keni marrë për bazë ato. Madje me disa prej tyre jeni tallur duke shtyrë aleatët tanë të distancohen dhe të marrin masa ndaj Kosovës apo si të quajmë”, tha ai.

Derisa nënvizoi se rrëmbimi i tre policëve nga forcat serbe, brenda territorit të vendit është agresion ndaj sovranitetit territorial të Kosovës./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat