Tahiri, Kurtit: A të hin në kry, nuk ka sovranitet pa partneritet me aleatët

Aktuale

Tahiri, Kurtit: A të hin në kry, nuk ka sovranitet pa partneritet me aleatët

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 19:20
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të koordinohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropën.

“Nuk sovranitet pa partneritet. Gjermania e Franca janë në NATO për ta mbrojtur sovranitetin e vet. Bëhet fjalë për vendime që e prekin jo vetëm rrafshin e sigurisë por kanë edhe ndikim gjeopolitik. A e kupton kryeministër që po e dëmton secilën arritje të këtij vendi; luftën për liri, vendimin e GJND-së, sakrificën tënde në burg…”.

“A të hin në kry që nuk mund të bësh veprime krye në vete, që e dobësojnë vendin tonë. A e kupton se është dobësuar sovraniteti dhe institucionaliteti në një pjesë të Kosovës. S’po të themi shtrije qafën, por koordinohu, komuniko, sepse e keni sjellë Kosovën buzë një konflikti”.

Ai ka thënë se duhet të punohet me urtësi dhe partneritet  me aleatët që e kanë ndihmuar Kosovën që të çlirohet dhe të pavarësohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat