Protestojnë moderatorët e Info Magazinës, e nisin emisionin me gojën e mbyllur

Aktuale

Protestojnë moderatorët e Info Magazinës, e nisin emisionin me gojën e mbyllur

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 19:37
Dy moderatorët e emisionit

Dy moderatorët e emisionit “Info Magazinë” në “Klan Kosova”, e kanë nisur emisionin me një protestë.

Arbëreshë Shpati dhe Vullnet Krasniqi janë paraqitur me gojën mbyllur, në shenjë në shenjë proteste ndaj vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për pezullimin e certifikatës së biznesit të mediumit “Klan Kosova”.

“Ne këto fasha nuk do t’i mbajmë gjatë meqenëse detyrë e jona si gazetarë, dhe si media, është të flasim dhe të mos heshtim për asnjë moment kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve të Republikës Kosovës. Por në fakt, kësaj radhe ishim të detyruar marrë parasysh një vendim të MINT-it për t’i pezulluar licencën Klan Kosovës, e cila në bazë edhe të reagimeve të shumta, qoftë vendore apo ndërkombëtare, po shihet si cenim direkt i lirisë së shprehjes”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se nuk do të ndalen duke theksuar se misioni i gazetarëve është i qartë: të dërgojmë për qytetarët e Republikës së Kosovës informacione nga i gjithë territori i vendit dhe më gjerë, të jemi afër tyre me informacione”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat