Hoxha i VV-së: Ambasadorët janë miq të Kosovës sa për ta dëmtuar Kosovën

Aktuale

Hoxha i VV-së: Ambasadorët janë miq të Kosovës sa për ta dëmtuar Kosovën

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 09:59
Elvis Hoxha

Elvis Hoxha, anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status, në të cilën ka komentuar kërkesat e ambasadorëve të vendeve aleate të Kosovës drejtuar Qeverisë Kurti.

Në shkrimin e tij, Hoxha, ka kritikuar ambasadorët e vendeve mike të Kosovës.

“Ambasadorët në Kosovë ngado thonë se janë miqtë e Kosovës. Fjalë të dytë kanë se Kosova nuk i dëgjoi miqtë e vet. Fjalë të tretë kanë se Serbia nuk ka dëgjuar asnjëherë, asgjë të rekomanduar prej tyre. Por, fjala e katërt, Kosova duhet t’i dëgjojë patjetër. Pra, ata janë miq të Kosovës sa për ta dëmtuar Kosovën. A ka mundësi të jenë miq të Serbisë e ta dëmtojnë pak, vetëm pak”, shkroi ai.

Tutje, ai e ka përmendur edhe ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, duke shkruar se ai nuk di ç’të thotë.

“Rohde, për shembull, nuk di c’të thotë. Si mund të thotë se po e marrin popullin e Kosovën për budallë. Edhe kërkesat për Serbinë, ia paraqesin Kosovës. Natyrisht, thotë Rohde, duhet të ndalen grupet kriminale, por lidhjet ekonomike me Kosovën do të bien. Ambasadorët e marrin popullin e Kosovës për budallë. Por nuk po e kuptojnë se shqiptarët po i kthehen mendimit se diplomatët janë të pafytyrë. Po flasin sende pa lidhje. Edhe ata vetë e kuptojnë se po ndjekin politikën e Lajcakut, dhënien e veriut të Kosovës Serbisë, por edhe këtë gabim të tyre duhet ta faturojnë në kurriz të Kosovës e jo si paaftësi dhe padrejtësi të tyre.” – shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat