Profesori amerikan: Putin ka një aleat në Ballkan dhe ai është Vuçiq, dialogu Kosovë - Serbi nuk do të ketë sukses

Aktuale

Profesori amerikan: Putin ka një aleat në Ballkan dhe ai është Vuçiq, dialogu Kosovë - Serbi nuk do të ketë sukses

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 10:46
Edward P. Joseph

Specialisti i politikës së jashtme Edward P. Joseph, në një intervistë për The Geopost, ka folur për ndikimin rus në Evropë, situatën në Ballkan dhe luftën në Ukrainë.

Lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor dhe ndikimin rus në këtë rajon, Joseph vlerëson se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është aleat i Vladimir Putinit dhe punon me të njëjtën agjendë.

“Ai (Putini) ka një aleat që e ndihmon të realizojë agjendën dhe ai aleat nuk është Serbia, është presidenti Aleksandar Vuçiq që e ka demonstruar atë, edhe para pushtimit. Por tani e shohim me qartësi pas pushtimit rus, se ai është partneri i Vladimir Putinit në të njëjtën agjendë të mbajtjes së këtij rajoni të ndarë dhe përpjekjes për të ndarë Evropën”, tha Joseph për The Geopost.

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, sipas Joseph, nuk do të ketë sukses përderisa janë pesë vende të tjera në Bashkimin Evropian që nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe Serbia nuk ka interes për zgjidhjen e këtij problemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat