​Krasniqi: Menaxhimi i bandave ishte me lëshime dhe jo profesional nga ana e KFOR-it

Aktuale

​Krasniqi: Menaxhimi i bandave ishte me lëshime dhe jo profesional nga ana e KFOR-it

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 16:48
Ministri i Administrim të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministri i Administrim të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar se menaxhimi i bandave kriminale, të cilat pamundësuan takimin e kryetarit të Leposaviqit me drejtorët sapo emëruar, nga ana e KFOR-it ishte jo profesional.

Ai ka thënë se personat që sot në mënyrë aktive kanë udhëhequr dhe organizuar këto grupe kriminale janë ish-kryetari i Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq, ish-deputeti Slavko Simiq dhe ish-polici Filipoviq.

“Sot, nga bandat kriminale u pamundësua takimi i Kryetarit të Komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemi me drejtorët e rinj të sapoemëruar. Në anën tjetër, menaxhimi i këtyre bandave ishte me shumë lëshime dhe aspak profesional nga ana e KFOR-it. Është e paligjshme dhe e papranueshme të barazohen përfaqësuesit legjitim e legal me personat me maska. Por, për dhunën e sotme adresa është evidente dhe e qartë”, ka thënë ai.

Krasniqi ka deklaruar se Prokuroria duhet të merret me urgjencë me këta përgjegjës, dhe banda kriminale prapa tyre, për sulmin dhe dhunën ndaj gazetarëve dhe dëmtimin e pasurisë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat