Hoti: Kurti të dorëhiqet, në vend që të koordinohet me aleatët, po ligjëron në Prespë

Aktuale

Hoti: Kurti të dorëhiqet, në vend që të koordinohet me aleatët, po ligjëron në Prespë

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 18:25
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin për mosangazhim të duhur në lidhje me sigurimin e mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë për dënimin e Serbisë për agresion, pas rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, tha se kryeministri duhet menjëherë të japë dorëheqje.

“Tre zyrtarë policorë ia kanë kidnapuar brenda territorit të Kosovës.

Në vend që të jetë 24 orë në komunikim me partnerët ndërkombëtarë derisa të lirohen ata, si dhe të siguroj mbështetje ndërkombëtare për dënimin e Serbisë për këtë akt agresioni, kryeministri ligjëron e ankohet në Forumin e Prespës

. Ky kryeministër i papërgjegjshëm duhet të dorëhiqet menjëherë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat