E konfirmuar: Vetura e gjetur në lumin Lepenc është e familjes Pacolli – ka trupa brenda

Aktuale

E konfirmuar: Vetura e gjetur në lumin Lepenc është e familjes Pacolli – ka trupa brenda

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 19:12 Përditësuar në ora: 20:51 më 18.06.2023
Foto ilustrim

Nxirret vetura me tri viktimat nga lumi ‘Lepenc’

Është nxjerr në sipërfaqe vetura me targa të Kosovës, konfirmohet se brenda janë tre trupa të pajetë.

Drejtori i Drejtorisë për Shpëtim në Republikën e Maqedonisë, Bekim Maksuti tha se aktualisht kenë arritur ta nxjerrin veturën dhe bashkë me të edhe tre trupat e pajetë të familjarëve të cilët ranë me veturë në lumin Lepencë.

Ai tha se vetura është gjetur rreth dy qind metra larg vendit ku ka ndodhur aksidenti.

Ajo që tashmë e ka konfirmuar Maksuti për RTK-në se vetura është e familjes nga Kosova dhe brenda saj ka tre trupa njerëzish.

Aktualisht kërkimet janë ndalur, sepse është gjetur vetura me tre trupa të pajetë të familjarëve, brenda saj”, tha Maksuti për RTK.

Në këtë aksident tragjik, personat e aksidentuar e që u  kërkuan dhe u gjetën në lumin Lepenc janë familja Pacolli nga Hajvalia e Prishtinës, babai, nëna dhe vajza 15 vjeç, kurse ka shpëtuar djali 20 vjeç duke dalë nga vetura. Ky i fundit ndodhet i shtrirë në spitalin e Shkupit.

Katër anëtarët e familjes Pacolli, ktheheshin nga Aeroporti i Shkupit drejt Prishtinës, kur dyshohet se u aksidentuan me një automjet tjetër me targa të Shkupit. Më vonë MPB e Maqedonisë së Veriut njoftoi se vozitësi 65 vjeç, shtetas maqedonas, është arrestuar.

Kërkimi për gjetjen e veturës dhe trupave kishte rinisur mëngjesin e së dielës.  Në ndihmë të ekipit të njësisë speciale “Tigrat” në Maqedoni të Veriut, mëngjesin e sotëm u kanë shkuar në ndihmë edhe ekipet e kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo pasi aksioni u ndërpre pas mesnatës së sotme para orës 02:00 për shkak të kushteve të vështira dhe dukshmërisë së ulët dhe i njëjti rinisi rreth orë 06:00 të mëngjesit.

Ndërkohë, Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut kishte njoftua  rreth aksidentit tragjik në aksin rrugor Shkup-Bllacë.

Ambasada deklaroi se në vendngjarje kishe dalë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë me ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, të shoqëruar nga Zëvendësministri i brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Nazim Bushi.

Kështu, krahas ekipeve të specializuara të Maqedonisë së Veriut, që në orët e hershme të mëngjesit pjesë e operacionit të kërkim-shpëtimit ishte edhe njësiti relevant nga FSK dhe ai nga Policia e Kosovës.

Pamje të rënda: Foto e re nga nxjerrja e veturës nga Lepenci - brenda saj shihen dy viktimat

Vetura që u nxor nga ujërat e lumit Lepenc është me targa të Kosovës.

Sipas Klan Maqedonisë, brenda automjetit të tipit ‘BMW’ u panë dy trupa njerëzish, që janë të familjes Pacolli, të përfshirë në aksidentin e djeshëm.

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tre anëtarëve të familjes Pacolli.

Njëri nga anëtarët i ka shpëtuar tragjedisë.

Kujdes, pamjet mund të jenë shqetësuese për lexuesit:

Image

Nxirret në sipërfaqe vetura me targa të Kosovës, konfirmohen se brenda janë tre trupat e pajetë të familjarëve

Vetura e nxjerrë nga ujërat e lumit Lepenc është BMW me targa të Kosovës.

Brenda saj është konfirmuar se tashmë janë gjetur tre trupat e pajetë të aksidentuar një ditë më parë.

Siç informon Klan Maqedonia brenda automjetit duken dy trupa njerëzish.

Nga këtu shoh dy trupa njerëzish.

Trupin e tretë do e shohim kur të afrohet vetura dhe të fillojë punën prokuroria”, tha njëri nga gazetarët e mediumit në edicionin e lajmeve.

-------

Ekipet e shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin në sipërfaqe veturën që ndodhej brenda lumit Lepenc.

Ajo që tashmë është konfirmuar, vetura është e familjes nga Kosova dhe brenda saj ka trupa njerëzish.

Në veturë ishin katër anëtarë të familjes Pacolli. Njëri nga ta kishte arritur që të dalë nga vetura.

Lidhur me këtë, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tri viktimave nga familja Pacolli.

“Viktimat e familjes Pacolli, të prehen në paqe në atdhe. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve! Një tragjedi që na prek të gjithëve!”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat