Krasniqi: Lajmi për humbjen e tre anëtarëve të familjes Pacolli na ka mërzitur të gjithëve

Aktuale

Krasniqi: Lajmi për humbjen e tre anëtarëve të familjes Pacolli na ka mërzitur të gjithëve

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 20:47
Memli Krasniqi

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se lajmi për humbjen e tre anëtarëve të familjes Pacolli na ka mërzitur shumë të gjithëve.

Krasniqi i ka shprehur ngushëllime familjeve Pacolli dhe Visoka, dhe Shkëlqimit që pati fatin të shpëtont në këtë tragjedi ku humbi prindërit dhe vëllaun e tij.

Postimi i plotë:

Lajmi për humbjen e tre anëtarëve të familjes Pacolli në aksidentin e ndodhur mbrëmë afër Shkupit, na ka mërzitur shumë të gjithëve.

Në këto momente të rënda, u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve Pacolli dhe Visoka, posaçërisht Shkëlqimit, i cili pati fatin t’i shpëtojë kësaj tragjedie, në të cilën humbi prindërit dhe vëllaun e tij.

Mirënjohje dhe respekt të gjitha organeve, kosovare dhe maqedonase, të cilat u angazhuan pandalur për gjetjen dhe nxjerrjen e viktimave nga lumi Lepenc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat