Arrestohet edhe një serb tjetër për sulm ndaj gazetarëve në veri të Kosovës - policia jep detaje

Aktuale

Arrestohet edhe një serb tjetër për sulm ndaj gazetarëve në veri të Kosovës - policia jep detaje

Nga: A.M. Më: 19 qershor 2023 Në ora: 08:34
Pamje nga sulmet ndaj gazetarëve

Sot, në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar i dyshuari i radhës mashkull serb U.V., me vendbanim në një fshat të komunës së Leposaviqit, i dyshuar për përfshirje në një rast sulm ndaj mediave/gazetarëve.

"Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023.

Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë", thuhet në njoftimin e policisë, transmeton "Bota sot".

Të premten e 16 qershorit nga sulmet në veri u lënduan nëntë gazetarë. Policia njoftoi se disa prej tyre përveç shqetësimeve kanë pësuar edhe lëndime të ndryshme trupore, si dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat