BE pret nga Kosova e Serbia të takohen në Bruksel “pa parakushte”

Aktuale

BE pret nga Kosova e Serbia të takohen në Bruksel “pa parakushte”

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 12:54
Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka thënë se përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe vendet anëtare, presin qëndrim më të arsyeshëm nga partnerët që presin të bëhen pjesë e BE-së.

Në një konferencë për media, Stano ka thënë se data e takimit për shtetin e Kosovës dhe Serbisë nuk është caktuar ende, për shkak që palët ende nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen deri tani.

“Data e takimit nuk është caktuar ende, për shkak që palët ende nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen deri tani.

Të dy janë të ftuar dhe presim që të vijnë pa parakushte. Gjetja e një zgjidhje është në interes të popullit në Kosovë e Serbi”, ka thënë Stano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat