Shpallet fituesi i tenderit 12 milionë eurosh

Aktuale

Shpallet fituesi i tenderit 12 milionë eurosh

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 13:00
Ilustrim

Konsorciumi privat “AUGENTIC GmbH & In Groupe”, me bazë në Gjermani, ka fituar tenderin e vlefshëm 12 milionë euro të Ministrisë së Punëve të Brendshme për furnizim me dokumente personale.

Të hënën, Zyra e Prokurimit të MPB-së njoftoi dhënien e kontratës për material për pajisje me dokumente personale.

Oferta e konsorciumit të përbërë nga kompanitë AUGENTIC GmbH dhe In Groupe, me vlerë 12 milionë e 231 mijë euro, u zgjodh fituese e kontratës.

Dy konsorciume private kanë ofertuar në tenderin e hapur nga MPB-ja vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat