Kurti për viktimat e dhunës seksuale: Serbia i përdori si armë gjatë luftës

Aktuale

Kurti për viktimat e dhunës seksuale: Serbia i përdori si armë gjatë luftës

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 13:16
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës Seksuale në Konflikt ka thënë se Serbia i përdori si armë viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës 1998-99.

Përmes një postimi në Twitter, shefi i ekzekutivit ka thënë se viktimat e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi dhe se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, ne qëndrojmë përkrah mijëra viktimave dhe të mbijetuarve të Kosovës nga ky krim, i përdorur si armë nga Serbia në luftën e viteve 1998-99.

Viktimat e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat