Arrestimet në veri, Tomë Gashi ka pyetje një “epike”

Aktuale

Arrestimet në veri, Tomë Gashi ka pyetje një “epike”

Nga: N.E Më: 19 qershor 2023 Në ora: 16:07
Tome Gashi

Policia e Kosovës ka arrestuar sot personin e tretë i cili dyshohet se javën e kaluar ka ushtruar dhunë ndaj gazetarëve në Leposaviq.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se i arrestuar i radhës është Urosh Vukasinoviq, që së bashku me dy të arrestuarit të tjerë kanë marrë urdhra për sulme nga Beogradi.

“Tre ditët e fundit, tre të arrestuar për sulmet brutale dhe kriminale ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i vendit. I arrestuari i tretë, i rradhës, është Urosh Vukasinoviq. Këta kriminelë, të cilët po marrin urdhra për këto sulme nga Beogradi, tashmë do të përballen me drejtësinë. Nuk do të ndalemi, çdo përgjegjës për dhunën dhe aktet kriminale ndaj gazetarëve, do të arrestohet”, ka shkruar Sveçla.

Arrestimi i tretë vjen pas arrestimit të Millun Milenkoviq-Llune, i cili dyshohet të jetë një ndër organizatorët e bandave serbe që ushtruan dhunë ndaj KFOR-it.

Kurse, për arrestimet në veri ka reaguar avokati Tomë Gashi.

Ai thotë se Kurti më shumë arreston kriminel në veri për 24 muaj sesa disa për 22 vite.

Gashi pyet të tjerët pse kjo.

“24 muaj më shumë se 22 vite. Albini më shumë po arreston kriminelë në veri për 24 muaj se disa për 22 vite. A thua pse?”, ka shkruar Gashi në një status në Facebook.

Kujtojmë se ndaj të arrestuarve qytetarët serbë kanë protestuar sërish sot (e hënë) në veri të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat