“Nuk e tradhton Kurtin”, Xharra: Roli i Vjosa Osmanit është balancimi i raporteve

Aktuale

“Nuk e tradhton Kurtin”, Xharra: Roli i Vjosa Osmanit është balancimi i raporteve

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 07:49
Gazetarja Arbana Xharra

Gazetarja Arbana Xharra tha në një intervistë për Euronews Albania se Presidentja Vjosa Osmani ka një rol balancues dhe se vendimet që ajo merr janë në përputhje me Amerikën.

Ajo tha gjithashtu se presidentja në ansjë moment nuk “e tradhton” Kurtin, por ajo është e vetëdijshme për  pasojat që dop të ketë në Kosovë nëse vazhdohet të mbahet qëndrim ndaj ndërkombëtarëve.

“Është një balancuese. Nuk e tradhton Kurtin. Është një balancim pasi ajo është e vetëdijshme për pasojat që do të ketë në Kosovë, nëse vazhdohet më këtë qëndrim në raport me ndërkombëtarët.

Në vitet e fundit është rritur edhe një aversion ndaj BE-së, ne kemi parë se sa shumë ka zgjatur vendimi për liberalizimin e vizave, janë dhënë shumë npremtime që nuk janë mbajtur e normalisht që Kurti ka një masë dhe një mbështetje të brendshme, sepse ka pakënaqësi.

Në anën tjetër unë javën e kaluar pata takim në Departamentin amerikan të shtetit dhe ata e shikojnë presidenten Osmani si një balancuese të kësaj situate”,-tha gazetarja Arbana Xharra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat