Çipa: Qasja e Ramës duhet të ndryshonte kur cenohen interesat shqiptare në veri të Kosovës

Aktuale

Çipa: Qasja e Ramës duhet të ndryshonte kur cenohen interesat shqiptare në veri të Kosovës

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 08:44
Edi Rama

Kryetari i unionit të gazetarëve shqiptarë, Aleksandër Çipa vlerëson se marrëdhëniet mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama, po ecin në një pistë jo normale.

Sipas tij, qasja e Ramës është dashur të ndryshojë në momentin që janë cenuar interesat shqiptare në veri të Kosovës.

“Kryeministri i Shqipërisë ka zgjedhur që në një plan më afatgjatë duke mbajtur në epiqendër projektin e ‘Open Balkan’, në fakt duket sikur mori një rol të vlefshëm diplomatiko-politik për rajonin. Mirëpo në kushtet kur situata e bisedimeve dhe procesit mes Kosovës dhe Serbisë është në një stajancion, madje në përkeqësim, dhe në kushtet kur cenohet interesat flagrante shqiptare në zonën e veriut të Kosovës, qasja e kryeministrit Rama duhet të ndryshonte”, deklaroi ai.

Duke folur për draftin e Asociacionit të propozuar nga Rama, gazetari Çipa mendon nuk është publikuar për arsye se “mbart ndikime të cilat mund të mos pranohen nga grupet e interesit dhe palët në diskutim, në rastin konkret mes shqiptarëve të Kosovës dhe vetë serbëve nga pala e Vuçiqit”.

Në fillim të qershorit, Rama ka njoftuar se ua ka përcjellë një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat