Situata në veri të Kosovës, mërgimtarët sot protestojnë në Finlandë para Zyrës së BE-së

Aktuale

Situata në veri të Kosovës, mërgimtarët sot protestojnë në Finlandë para Zyrës së BE-së

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 09:44
Pamje nga veriu i Kosovës

Mërgimtarët sot do të mblidhen në qendër të Helsingut të Finlandës për të protestuar në mbështetje të Kosovës.

Protesta do të fillojë nga ora 15:00 para Zyrës së Bashkimit Evropian në Helsing.

Organizatori Albi Zogjani ka deklaruar se kërkesat e tyre janë që të ndalen protestat e serbëve në veri, të lirohen tre policët e kidnapuar nga Serbia, si dhe të reagojë më shumë Bashkimi Evropian për Kosovën.

Sipas Zogjanit, kërkesë tjetër e tyre është që nga drejtimi i procesit të dialogut të largohet emisari i BE-së, Miroslav Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat